VIDEO/ Rusia bombardoi pediatrinë në Mariupol, Zelensky nxjerr pamjet: Ka fëmijë të varrosur nën rrënoja

VIDEO/ Rusia bombardoi pediatrinë në Mariupol, Zelensky nxjerr pamjet: Ka fëmijë të varrosur nën rrënoja

17:09, 09/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në lidhje me bombardimin e spitalit të fëmijëve nga ushtria ruse në Mariupol të Ukrainës.  

Zelensky thotë se fëmijët janë bllokuar nën rrënojat e spitalit, duke shpërndarë një video tronditëse që ilustron shkallën e shkatërrimit.  

“Edhe sa kohë do të vazhdojë të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?” tha ai.

“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet . Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin”, tha Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco