Ministria ruse e Mbrojtjes 'rrëzon' Putin, pranon përdorimin e rekrutëve në pushtimin e Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes 'rrëzon' Putin, pranon përdorimin e rekrutëve në pushtimin e Ukrainës

16:51, 09/03/2022
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pranoi përdorimin e rekrutëve në pushtimin e Ukrainës, pavarësisht këmbënguljes së përsëritur të Presidentit Vladimir Putin që forcat ushtarake të Kremlinit kishin vetëm luftëtarët profesionistë.

Pranimi tronditës i ministrisë së mbrojtjes, këtë të mërkurë, vjen pasi Putini ka mohuar në mënyrë të përsëritur, përdorimin e rekrutëve nga Rusia në luftë ndaj Ukrainës.

Ky reagim vjen gjithashtu një ditë pasi Putini iu drejtua drejtpërdrejt familjarëve të ushtarëve, të cilët janë të shqetësuar nga mungesa e informacionit, raporton Reutres.

Ministria ruse e mbrojtjes zbuloi se disa nga rekrutët që ishin përdorur në luftë ishin kapur nga forcat ukrainase./Dailymail/  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco