Po mbyllet java e dytë që Ukraina vazhdon të sulmohet nga Rusia, plotë 14 ditë sot.
Ndërsa sulmet, granatimet dhe bombardimet vijojnë, miliona qytetarë ukrainas kanë braktisur vendin e tyre për t’i shpëtuar luftës.
Fëmijë, gra ,të moshuar e të rinj, sfidojnë temperaturat e ftohta ndërsa largohet në shtetet të cilat u mundësojnë strehim.
Fotot prekësë sjellin momentet e dhimbshme kur prindërit detyrohen të lënë fëmijët pasi kthehen sërish në Ukrainë , për të luftuar për vendin e tyre.
© SYRI.net