Avionët rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të Britanisë mund të konfiskohen

Avionët rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të Britanisë mund të konfiskohen

11:20, 09/03/2022
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar e ka bërë vepër penale hyrjen e avionëve rusë në hapësirën ajrore britanike si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi më 8 mars, përmes Twitter Sekretari i Transportit Grant Shapps.

Kur pushtimi i Rusisë filloi më 24 shkurt, Britania fillimisht ndaloi çdo avion "në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i cili është i regjistruar në Rusi".

Kjo lëvizje e fundit e vendos çështjen në duart e policisë dhe jo autoriteteve të aviacionit.

Ne do të jemi në gjendje të jemi më specifik, për shembull ku kemi aeroplanë që mund të lidhen me oligarkët rusë që fluturojnë në vend, ata duhet ta dinë ... ne mund të konfiskojmë avionin tuaj dhe ta kthejmë këtë në një vepër penale, "tha sot Shapps për Sky News.

Ligji i ri i jep qeverisë kompetenca shtesë për të ndaluar avionët rusë tashmë të pranishëm në Mbretërinë e Bashkuara, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Sanksionet e reja tregtare që ndalojnë eksportin e mallrave dhe teknologjisë së aviacionit dhe hapësirës në Rusi u njoftuan sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco