Fitch: Rusia do të falimentojë së shpejti, nuk do paguajë dot borxhet

Fitch: Rusia do të falimentojë së shpejti, nuk do paguajë dot borxhet

10:22, 09/03/2022
A+ Aa A-

Një nga agjencitë kryesore të vlerësimit ka paralajmëruar se Rusia mund të falimentojë së shpejti, pasi nuk do jetë në gjendje të paguajë borxhet.

Deklarata erdhi pasi agjencia Fitch e uli vlerësimin për bonot e Rusisë në nivelin ‘mbeturina’.

Kjo është goditja më e fundit që i jepet besueshmërisë së vendit si huamarrës pas pushtimit të Ukrainës.

Këtë javë, Moska e pranoi se aftësia për të paguar bonot do të preket nga sanksionet.

Njoftimi i Fitch vjen pasi SHBA dhe Britania thanë se do ndalojnë furnizimin me naftë ruse, një hap që pritet të shkaktojë të tjera probleme ekonomike në Rusi.

“Kjo lëvizje godet arterien kryesore të ekonomisë ruse,” tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Ndërkohë Bashkimi Europian bëri me dije se do i japë fund varësisë nga gazi rus.

Këto masa kanë për qëllim që të godasin financat e Moskës, por ekspertët thonë se kjo do i ngrejë çmimet e naftës dhe gazit në tregjet globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco