Lufta në Ukrainë, McDonald's mbyll të gjitha restorantet në Rusi

Lufta në Ukrainë, McDonald's mbyll të gjitha restorantet në Rusi

19:38, 08/03/2022
A+ Aa A-

McDonald's ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha bizneset e saj në Rusi. Rrjeti i ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 restorante dhe 62,000 punonjës.

McDonald's është përballur me kritika në rritje për mosndjekjen e shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve duke u tërhequr nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat, CEO McDonald’s, Chris Kempczinski thotë se konflikti "ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm."

"Ne i bashkohemi botës për të dënuar agresionin, dhunën dhe lutemi për paqe në Ukrainë"-tha ai. /BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco