Ukraina: Një gjeneral rus e kemi vrarë në Harkiv

Ukraina: Një gjeneral rus e kemi vrarë në Harkiv

17:37, 08/03/2022
A+ Aa A-

Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në një betejë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Gjenerali Vitaly Gerasimov, shef i batalionit të 41-të të ushtrisë ruse, u vra së bashku me oficerë të tjerë rusë, thuhet në njoftim.

Aty nuk jepen detaje se kur dhe si u vra.

Rusia nuk ka komentuar, por nëse konfirmohet, Gerasimov do të ishte oficeri i dytë rus i këtij rangu që vritet.

Autoritetet ruse kanë dhënë pak llogari publike për viktimat në mesin e ushtarëve të tyre, qëkur kanë nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes ka thënë se “ka pasur të vdekur dhe të plagosur”, por nuk ka dhënë shifra.

Më 2 mars, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 të tjerë janë plagosur.

Ukraina, në anën tjetër, ka thënë se forcat e saj kanë vrarë më shumë se 11,000 ushtarë rusë.

Një tjetër oficer rus, gjenerali Andrei Sukhovetsky, është raportuar i vrarë në Ukrainë gati dy javë më parë. /Rel/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ik me vrap08/03/2022 20:46

Si dërrat i merr plumbi keta matrahulët binj kolkoznikësh dhe muxhikësh Me mire të venë ne të s'ëmes ... sesa te kthehen ne shtëpi ku keqtrajtojnë grate dhe fëmijet e tyre. Pijanecët e putin hijenës. Një bastard më pak.

Shto koment

Denonco