DiCaprio dhuron dhjetë milionë dollarë për forcat e armatosura të Ukrainës, arsyeja e fortë

DiCaprio dhuron dhjetë milionë dollarë për forcat e armatosura të Ukrainës, arsyeja e fortë

14:32, 08/03/2022
A+ Aa A-

Pas Blake Lively dhe Ryan Raynolds, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, një tjetër aktor i njohur i Hollivudit  ka vendosur të ndërhyjë ekonomikisht në favor të Ukrainës.

Dhe është fjala për Leonardo DiCaprio i cili ka dhuruar 10 milionë dollarë për forcat e armatosura të Ukrainë.

Kjo është raportuar nga Ukrinform, agjencia ukrainase e shtypit, duke cituar Gsa News, sipas së cilës kjo është shuma më e madhe e dhuruar deri më tani për Ukrainën.

 Aktori i “Titanic”, theksojnë burimet, ka rrënjë ukrainase për shkak të gjyshes së tij nga nëna (me origjinë nga Odessa) dhe ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës.

Gjithmonë i ndjeshëm mbi të gjitha ndaj çështjeve sociale dhe ekologjiko-mjedisore dhe shumë aktiv në këtë sektor, DiCaprio nuk mund të qëndronte dhe të dënonte konfliktin në Ukrainë me një postim social.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, dhe në Bankën Kombëtare të Ukrainës u hap një llogari në të cilën duket se DiCaprio tashmë ka dhënë kontributin e tij të vyer. 
 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco