Nga Nils Kottmannn, BILD
Diktatori i Kremlinit, Vladimir Putini nuk po i ndal gënjeshtrat për të justifikuar luftën e tij kundër Ukrainës.
Putini ka akuzuar së fundmi Ukrainën se po prodhon jo vetëm armë bërthamore, por edhe biologjike.
Akuzat absurde nuk janë të reja, por propaganda e Kremlinit e ka përhapur gënjeshtrën e prodhimit të armëve biologjike gjithmonë e më shumë që nga fundi i shkurtit për të legjitimuar sulmet.
Për shembull në Kharkiv: Më 6 mars, Ministria e Jashtme ruse pretendoi se njësitet speciale dhe ushtarët ekstremistë të krahut të djathtë të ushtrisë ukrainase kishin minuar një reaktor bërthamor në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv, në mënyrë që më pas të mund të fajësonin Rusinë për katastrofën mjedisore.
Asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, trupat ruse bombarduan sot me artileri këtë institut.
Ky pretendim është veçanërisht i çuditshëm sepse vetëm dy ditë më parë, forcat ruse sulmuan centralin më të madh bërthamor në Europë në Energodar. Që gjatë luftimeve ka rënë zjarr në centralin bërthamor? Ushtarët e Putinit e pranuan me dëshirë.
Më pas të hënën erdhi teza tjetër e çuditshme: Kremlini pretendon se ekziston një rrjet laboratorësh biologjikë në Ukrainë që punon për llogari të Departamentit të Mbrojtjes në SHBA.
Kontrollorët ndërkombëtarë të fakteve e kanë ekspozuar prej kohësh këtë pretendim si gënjeshtër.
Putini është në luftë me të vërtetën
Në Rusi, Putini e ka ndaluar prej kohësh të vërtetën. Ai e shpalli pushtimin e një vendi sovran si një ‘operacion special’. Kushdo që rrezikon ta quajë për atë që është në të vërtetë- luftë- rrezikon të futet në burg.
E vërteta është se gjërat nuk po duken mirë për trupat e Putinit. Automjetet e tyre shpesh prishen sepse u mbarojnë furnizimet, tanket nuk janë të pajisur për t’i bërë ballë sistemeve moderne anti-raketë dhe ushtarët çuditërisht janë të keqstërvitur dhe të pamotivuar.
© SYRI.net