12 mijë trupa të vrarë/ Agjenti rus: Nuk kemi opsion fitoreje në Ukrainë

12 mijë trupa të vrarë/ Agjenti rus: Nuk kemi opsion fitoreje në Ukrainë

11:40, 08/03/2022
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë bilancin e luftimeve kundër forcave ruse.

Sipas tyre, ushtria ukrainase ka vrarë deri më tani 12 mijë trupa ruse. Po ashtu janë shkatërruar 48 avionë rusë, 80 helikopterë, 303 tanke, 1036 mjete të blinduara, 120 copa artilerie dhe 27 sisteme kundërajrore.

Kjo vjen në kohën kur trupat ruse kanë ngecur dhe lufta në Ukrainë po u sjell humbje të mëdha.

Sipas Daily Mail, një agjent i shërbimit sekret rus, FSB pretendon në një letër se lufta me Ukrainën ka hyrë në atë fazë që nuk mund të fitohet më. Letra është publikuar nga një grupim për të drejtat e njeriut në Rusi dhe nga analistët e Bellingcat. 

Letra është publikuar në ditën kur u mësua se edhe një gjeneral tjetër rus është vrarë nga forcat ukrainase.

“Askush nuk e dinte se do ishte një luftë e tillë, askush nuk na kishte përgatitur për sanksione të tilla. Thjesht nuk ka asnjë opsion për të fituar”.

“Tani, edhe nëse vritet Zelensky apo merret peng, asgjë nuk do ndryshojë. Tani edhe ata që ishin besnikë ndaj nesh, na janë kthyer kundër. Kjo për shkak se gjithçka u planifikua nga lart”.

“Edhe me minimumin e rezistencës nga Ukraina, ne do kemi nevojë për 500 mijë njerëz, pa përfshirë këtu furnizimet dhe punonjësit e logjistikës,”, thuhet në letër.

Autori shton se vendi po shkon drejt një lufte më të madhe.

“Nuk mund të përjashtoj faktin se po shkojmë drejt një konflikti ndërkombëtar, njësoj si Hitleri në vitin 1939. Dhe simboli ynë Z do të krahasohet me kryqin nazist”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco