Hakmarrja ukrainase, shkatërrohet anija ruse që bombardoi Ishullin e Gjarpërinjve

Hakmarrja ukrainase, shkatërrohet anija ruse që bombardoi Ishullin e Gjarpërinjve

11:08, 08/03/2022
A+ Aa A-

Anija luftarake ruse, e cila bombardoi pak ditë më parë ishullin e “Gjarpërinjve”, është shkatërruar nga forcat ukrainase me raketa.

Një burim në ushtrinë e Ukrainës ka thënë për Daily Mail se raketat u lëshuan nga baza detare në portin e Odessa-s në Detin e Zi duke shkatërruar anijen “Vasily Byko”.

Një tjetër burim ka konfirmuar për The Times: “Anija ruse u shkatërrua, e konfirmoj”. “Armiku është tërhequr përsëri”, shkroi në Facebook edhe marina e Ukrainës.

Ky sulm ka sjellë një tjetër goditje për ushtrinë e Vladimir Putin, ndërsa agresioni rus hyn në ditën e trembëdhjetë, me Kievin që ende është i rrethuar nga trupa të shumta të ushtrisë ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco