Vrasja e gjeneralit të dytë rus/ Shërbimi sekret nuk kishte as...

Vrasja e gjeneralit të dytë rus/ Shërbimi sekret nuk kishte as...

10:48, 08/03/2022
A+ Aa A-

Nga Nils Kottmann, BILD

Despoti i Kremlinit, Vladimir Putin tani duhet të pranojë humbjet e rënda.

Trupat ukrainase kanë vrarë gjeneral-majorin e Ushtrisë 41, Vitaly Geramisov pranë Kharkivit. Jo vetëm gjenerali i shumëdekoruar humbi jetën në sulm, por edhe disa oficerë të rangut të lartë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke cituar një telefonatë të përgjuar.

Christo Grozev, kreu i portalit kërkimor Bellingcat, ishte në gjendje të konfirmonte vdekjen e Gerasimov përmes një burimi rus. Gjeneral-majori kishte luftuar në të gjithë luftërat e mëdha të Rusisë gjatë këtyre 20 viteve: Në Çeçeni, në Siri dhe në pushtimin e Krimesë.

Akoma më keq për Putinin: Ai e ka humbur edhe një tjetër gjeneral gjatë pushtimit të Ukrainës- brenda një jave. Më 28 shkurt, gjeneral-majori Andrei Sukhevotsky, i dekoruar 14 herë, u vra nga një snajper pranë qytetit Mariupol.

Një krahasim me SHBA tregon sa të rënda janë humbjet për despotin e Kremlinit. Vetëm një gjeneral-major amerikan është vrarë në lutime gjatë 50 viteve të fundit: Harold J. Greene u qëllua për vdekje nga një ushtar afgan në një bazë ushtarake në Kabul në vitin 2014.

Shërbimi sekret nuk kishte një lidhje të sigurtë telefonike me Rusinë

Një tjetër detaj i turpshëm për Rusinë: Spiuni i shërbimit sekret FSB, i cili supozohej se duhej të raportonte në Rusi për vdekjen e Gerasimov, u desh të përdorte një kartë SIM ukrainase për telefonatën, sepse sistemi telefonik i koduar Era nuk funksiononte. Në këtë mënyrë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e përgjoi telefonatën.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte pretenduar në vitin 2021 se sistemi Era do funksiononte për çdo situatë. Megjithatë, Era ka nevojë për 3G për të funksionuar. Një budallallëk i tyre, pasi ushtria ruse kishte shkatërruar kullat e telefonisë celulare 3G rreth Kharkivit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ik me vrap08/03/2022 11:48

Hmmmmmm tak tak hoçe ruski pederast. Pacllujni biznes. Slava Ukrajini.

Shto koment

Denonco