'Mision special' nga Zoti’/ Kamioni i kishës thyen portën e ambasadës ruse në Dublin

'Mision special' nga Zoti’/ Kamioni i kishës thyen portën e ambasadës ruse në Dublin

19:10, 07/03/2022
A+ Aa A-

Në një ‘mision special paqeruajtës nga Zoti’, e kanë qujtur mediat britanike, momentin ku kamioni në pronësi të një kishe, theu sot portën e jashtme të ambasadës ruse në Dublin të Irlandës.

Pamjet nga vendgjarja treguan kamionin e madh të furnizimeve, i cili i përkiste Desmond Wisley Ecclesiastical Supplies, duke kaluar mbrapsht përmes portave të ambasadës në formë proteste.

Ndërkohë njerëzit me pankarta qëndronin pranë portës së ambasadës ruse, duke filmuar kamionin i theu portën e jashtme të ndërtesës.

Një burrë u arrestua pas incidentit dhe është shoqëruar në stacionin Rathfarnham Garda.

Autoritetet thanë se hetimet janë në vazhdim./ Dailymail/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco