Pasojat dramatike të luftës në Ukrainë i tregojnë më së miri fotot dhe videot e publikuara në rrjete sociale.
Në këto imazhe shihen gra dhe fëmijë të ciëlt dyndën për të kapur trenin për t’i shpëtuar bombardimeve ruse.
Fotoja tronditëse tregon përmasën e krizës së refugjatëve dhe pasojat dramatike që konflikti ka pasur tashmë në jetën e milionave njerëzve.
Në të njëjtën kohë, Telegrafi publikoi një video ku shfaqet e njejta gjendje por në Zaporizhia ku mijëra njerëz të dëshpëruar përpiqen të hypin në tren.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grady, thotë se lufta në Ukrainë po shkakton "krizën e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore".
"Më shumë se 1.5 milion refugjatë nga Ukraina kaluan kufirin në vendet fqinje në dhjetë ditë," tha Grady.
© SYRI.net