Iu bashkua ushtrisë kundër Rusisë, vritet aktori i njohur ukrainas!

Iu bashkua ushtrisë kundër Rusisë, vritet aktori i njohur ukrainas!

12:54, 07/03/2022
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë aktori i njohur ukrainas Pasha Lee.

Sipas mediave vendore, aktori, i cili ishte bashkuar ushtrisë për të luftuar kundër Rusisë ka vdekur si pasojë e granatimeve të ashpër ditën e djeshme.

Image

Lajmi u konfirmua nga Akhtem Seitablaev.

 “Një burrë i vërtetë, miku im, një njeri i mrekullueshëm, një prezantues televiziv, një njeri i zgjuar – Pasha Lee. Sot ai dhe miqtë e tij kanë çuar ndihma humanitare në qytetin e Irpin. Aty ku jetonte vetë. Unë dua t’u them pushtuesve: “Për Pashain do të jeni përgjegjës veçmas“, tha Ahtem Seitablaev, zëdhënës i Batalionit 206.

Image

Pasha Lee ishte 34 vjeç. Ai kishte lindur në Krime.

Ai luajti në teatrin “Rrota”, ndërsa luante në filma dhe reklama.

Image

Ai u bë një nga yjet e filmit të parë horror “Galeria” (2007) nga Lubomyr Levitsky.

Popullariteti i gjerë i erdhi artistit së bashku me pjesëmarrjen e tij në shfaqjen “Fabrika e Yjeve – 3”, versioni ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco