Rrëfimi tronditës i gazetarit të Skynews që u qëllua në pritë nga forcat ruse

Rrëfimi tronditës i gazetarit të Skynews që u qëllua në pritë nga forcat ruse

12:04, 07/03/2022
A+ Aa A-

Korrospodenti i Skynews Stuart Ramsay ka bërë një rrëfim të tmerrshëm të momentit kur ai dhe ekipi i Skynews-it u sulmua nga forcat ruse në Ukrainë.

Ai e përshkruan sulmin rus ndaj tij dhe ndaj kolegëve të tij si sulmin më të keq gjatë 25 viteve të tij si korrespodent lufte.

Rrëfimi i Stuart:

Kur breshëria e parë e të shtënave hapi vrima në xhamin tonë të përparmë, menduam se mund të ishim nën kërcënimin e rekrutëve ukrainas.

Të ulur në vendet tona, bërtitëm anglisht: 'Media, gazetarë’ ndërsa përkthyesi ynë bërtiti të njejtën gjë në gjuhën ukrainase dhe rusisht.

Por menjëherë u bë e qartë se ishin në pritë profesionale.

Ata kishin AK-47 dhe ishin të mbuluar aq mirë sa nuk i pamë kurrë edhe pse ishin 100 metra larg nesh.

Valë pas vale plumbat përplaseshin në makinën tonë dhe fragmente të xhamit të përparme, copa të timonit fluturuan në vorbullën e kaosit rreth nesh.

Zhurma dhe kërcitjet ishin të tmerrshme.

Ishte sikur ishe bllokuar brenda një makine larëse kur makina tundej nga sulmi.

Ishim pesë  persona në makinë në detyre rreth 20 milje në perëndim të Kievit të hënën e kaluar.

Unë isha në sediljen e pasme në të majtë, producentja ime nga Afrika e Jugut, Dominique van Heerden ishte në mes, pranë meje.

Djemtë në sediljet e para ishin më të rrezikuar në atë moment.

Kameramani Richie Mockler u shtri në hapësirën e këmbëve të pasagjerit duke u përpjekur për t’u bërë sa më i vogël që të mundej.

Producenti Martin Vowles i cili ishte dhe shoferi e dinte se duhej të dilte jashtë, pasi shoferët janë të parët që vdesin në një pritë.

Martini dhe përkthyesi ynë i punësuar në vend, Andrii, të ulur me ne në sediljen e pasme, ia dolën të rrëshqisnin drejt një skaji të pjerrët.

Më kanë zënë pritë disa herë në karrierën time 25 vjeçare si korrospodent lufte por zakonisht ata qëllojnë disa fishekë drejt jush shumica të cilave nuk shënojnë në shenjë.

Kjo ishte ndryshe një sulm krejtësisht i pamëshirshëm dhe i fokusuar.

Unë mendoj se ata qëlluan një minimum absolut prej 500 plumbash ndaj nesh, ndoshta deri në 1000 dhe shumë pak plumba nuk shënuan në shenjë.

Dominique arrit të dal përmes një çarjeje në derë, duke u zvarritur drejt barrierës së autosdradës.

Mbaj mend që shikoja qiellin e ndritshëm, ndërsa çatia e makinës fluturonte nga breshëria e pamëshirshme.

U shtërngova përsëri në ndenjës time teksa shikoja makinën që ishte copëtuar rreth meje nga sulmi i forcave ruse.

Adrenalina është një ilaç i jashtëzakonshëm.

Mbaj mend që isha i qetë ndërsa mendoja për atë që supozoja se ishte vdekja ime e afërt.

Më kujtohet gjithashtu se pyesja veten me një ndjenjë të vërtetë hetimi sesi do të ishte në të vërtetë kur të vinte ai moment.

Unë nuk jam njeri fetar po e dëgjova veten duke u lutur dhe duke folur me gruan dhe tre fëmijët e mi.

Mërmërita përshëndetjet e mia dhe thashë se më vjen keq për gjithë dhimbjen që u kishte sjellë puna ime.

Pastaj më qëlluan sërisht.

Të gjithë ishim të veshur me uniforma ushtarake, por unë unë u godita poshtë kostumit mbrojtës, në pjesën e poshtme të shpinës.

Është e çuditshme sesi funksionon menda në një situatë të tillë.

Adrenalian dhe tronditja po mbronin trurin tim që të mos regjistronte se në fakt isha plagosur rëndë.

Plumbi hyri në pjesën e sipërme të këmbës ndërsa dalja e tij ishte një vrimë shumë e madhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Plumbi doli shumë afër veshkës duke më dëmtuar të gjitha organet vitale.

Të shtënat nuk u ndalën kurrë, por Richie dhe unë e dinim se duhej të dilnim.

Për disa arsye, pasi fillova të lehtësoja daljen nga makina.

Për disa arsye, pasi fillova daljen nga makina, u përkula me qetësi për të tërhequr telefonin tim dhe për të shtypur butonin, sikur sapo kisha parkuar në supermarket.

Nuk e mbaj mend këtë, por Richie kujton se vrapova drejt buzës së argjinaturës përpara se të humbisja ekuilibrin dhe të bija në fund si një thes me patate.

Ai kishte qëndruar i ngujuar në hapësirën e këmbëve të pasagjerit dhe vetëm motori i makinë dhe armatura e tij i ofronin ndonjë mbrojtje.

Thirrjet tona që ai të bashkohej me nuk mernin përgjigje dhe ne kishim frikë nga më e keqja.

 Por më në fund ai doli mbi barrierë dhe u hodh poshtë argjinaturës drejt nesh, pasi të shtënat u shtuan me intensitet.

 Sulmuesit tanë po përpiqeshin të na vrisnin edhe pse ne po largoheshim për të gjetur ndonjë mburoje dhe kur ishte e qartë që ne nuk ishim të armatosur.

Ndërkohë, makina jonë e marrë me qira ishte copëtuar plotësisht. 

Richie padyshim që do të kishte vdekur pa armaturën mbrojtëse ushtarake që kishim të gjithë të veshur. 

Të paktën dy plumba i ishin pritur nga armatura e tij me një forcë të tillë, saqë ai pësoi lëndime  në shpinë, edhe pse asgjë nuk depërtoi në lëkurën e tij.

Ndërsa të gjithë kishim shpëtuar për mrekulli nga makina, ishim ende në rrezik. 

Duke përdorur një mur betoni si mbulesë, u drejtuam drejt një njësie fabrike me portë të hapur.

Një nga një, ne vrapuam brenda, duke kërkuar diku për t'u fshehur pasi ishim të bindur se ushtarë rus që po na qëllonin do të vinin të na kërkonin në një përpjekje për të na vrarë.

Pastaj u hap një derë dhe tre persona me dashamirësi na bënë shenjë që të futemi brenda.

Ndiheshim disi më të sigurt tani, por ishim të vetëdijshëm se ishim ende në një pozitë shumë të pasigurt.

Ndërsa Martin dhe Dominique filluan të kontaktojnë në mënyrë të dëshpëruar kolegët e Sky me telefon për të organizuar shpëtimin tonë, një zjarr shpërtheu në autostradën, ku na kishin zënë pritë.

E dinim se në çdo moment sulmuesit tanë mund të shpërthenin dyert e fabrikës për të na vrarë.

Kisha dhimbje, por më së shumti u lehtësova që mund të ecja, pavarësisht se mora një plumb në shpinë. 

Por ne nuk ishim në gjendje të merrnim ndihmën e parë mjekësore  nga makina, kështu që nuk kishte fasha apo antiseptik.

Adrenalina po më mbronte akoma nga efektet e plota të plagës, por isha mjaftueshëm vigjilent sa të shqetësohesha se gjendja ime do të përkeqësohej shpejt nëse nuk do ta pastroja plagën.

Na u tha nga ekipi ynë i sigurisë së Sky News se autoritetet thanë se ishte shumë e rrezikshme të përpiqeshim për shpëtimin tani që ishte bërë errësirë ​​dhe ne kaluam natën në fabrikën ku ishim fshehur.

Fillova të dremitem në një divan dhe më kujtohet në mënyrë të turbullt që ndjeva një dritë vezulluese dhe zhurmën e çizmeve të rënda. 

A mund të jetë ky, pyeta unë, fundi?

Ne menduam kështu, derisa dëgjuam fjalë të thjeshta e të bukura: 'Policia ukrainase, ejani shpejt'.

Një njësi e policisë lokale kishte kundërshtuar paralajmërimet se ishte shumë e rrezikshme për të lëvizur pas errësirës dhe kishte ardhur për të na shpëtuar.

Më çuan në spitalin fushor përballë komisariatit ku një mjek dhe infermiere më trajtuan plagët me antiseptik dhe e fashuan.

 Çuditërisht, shefi i policisë lokale këmbënguli që të na merrte në shtëpinë e tij, ku të afërmit e tij mund të na mbronin.

Të nesërmen, u kthyem në Kiev pas një udhëtimi të rrezikshëm dhe unë munda të mjekoja siç duhet plagën time.

Megjithëse nuk i pamë kurrë sulmuesit, më vonë u informuam se ata ishin rusë, që vepronin si një skuadër jozyrtare e goditjes.

Në fakt, ata ka të ngjarë të ishin pjesë e një njësie zbulimi ruse që po punonte me një skuadër inxhinierike ushtarake për të riparuar një rrugë nën një urë që forcat ukrainase e kishin shkatërruar për të parandaluar lëvizjen e tankeve ruse në Kiev.

 Ne ishim larguar nga qyteti në perëndim të hënën drejt Buccës, ku forcat ukrainase kishin shkatërruar një autokolonë rus një ditë më parë.

Siç ndodh në këtë lloj lufte, linjat e betejës vazhdojnë të ndryshojnë, kështu që një rrugë në të cilën ecni në mënyrë të sigurt në mëngjes mund të jetë vdekjeprurëse pasdite.

Pasi vendosëm se ishte shumë e rrezikshme për t'u filmuar, ne po përpiqeshim të ktheheshim në Kiev kur na zunë pritë.

Unë e kam përshkruar sulmin ndaj nesh në detaje të konsiderueshme, sepse ai nxjerr në pah pamëshirshmërinë e këtij pushtimi rus.

Rusët të cilët nuk i pamë kurrë nuk po luftonin kundër armiqve me uniformë në automjete të blinduara - por po përpiqeshin të vrisnin me gjakftohtësi gazetarët e paarmatosur' përfundon rrëfimin e tij korrespodenti i Skynews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco