Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Armëpushim i përkohshëm nga Rusia! Hapet korridori humanitar në shumë qytete

Armëpushim i përkohshëm nga Rusia! Hapet korridori humanitar në shumë qytete

07:08, 07/03/2022
A+ Aa A-

Ushtria ruse do të mbajë një armëpushim të përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale sot për të hapur korridoret humanitare në disa qytete të Ukrainës dhe për të evakuuar civilët, raportoi Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Sipas këtij burimi, korridoret humanitare do të hapen në qytetet Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy, me kërkesë të presidentit francez Emanuel Macron dhe për shkak të situatës aktuale aty.

Pushtimi rus i Ukrainës po hyn në një fazë të re, më të ashpër, pasi sot Moska pritet të zbatojë paralajmërimin për bombardimin e zonës industriale të vendit dhe ndoshta të zgjerojë operacionet në pjesën jugore, me një sulm ndaj Odesës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco