VIDEO/ Ukrainë- Kur dashuria triumfon dhe në luftë

VIDEO/ Ukrainë- Kur dashuria triumfon dhe në luftë

14:00, 06/03/2022
A+ Aa A-

Një video tashmë e bërë virale në internet tregon një çift ukrainas të cilët të veshur me uniformën ushtarake i thanë njeri tjetrit ‘PO' në vijën e frontit të luftës.

Videoja e publikuar tregon nusen, Lesya e cila shihet duke mbajtur një buqetë me lule e veshur me rroba ushtarake ndërsa në kokë mban vellon e bardhë dhe bashkëshortin e saj tashmë Valeriy me gotën me shampanjë.

Ndërsa një grup shokësh i bën seranata çiftit të sapo martuar.

Pamjet u publikuan nga Paul Ronzheimer, reporter i gazetës gjermane të lajmeve BILD-Zeitung. 

Që në momentin e publikimit videoja ka marrë rreth 22,000 shikime dhe ka grumbulluar qindra pëlqime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco