Shefi i shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë...

Shefi i shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë...

11:28, 06/03/2022
A+ Aa A-

Shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin thotë se qëllimi në këto momente është që lufta e Rusisë në Ukrainë të mos përshkallëzohet dhe të shmanget një luftë e vendeve të tjera me Rusinë.

“Mbretëria e Bashkuar i detyrohet popullit të Ukrainës, Evropës dhe botës që të sigurohet që lufta në Ukrainë të mos përshkallëzohet”, tha për BBC shefi i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Radakin thotë se “gjëja e fundit që duam” është një luftë midis NATO-s dhe Rusisë, ndërsa pranon se ukrainasit po përballen me një situatë “të tmerrshme”.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, ka shprehur zemërimin që NATO – aleanca perëndimore e mbrojtjes, pjesë e së cilës është edhe Mbretëria e Bashkuar – po refuzon të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Ukrainës që do të pengonte Rusinë të kryente sulme ajrore.

Kjo do ta vendoste aleancën e NATO-s në luftë me forcat ruse.

Por shefi i shtabit të mbrojtjes së Britanisë thotë se pushtimi nuk po shkon mirë për Rusinë dhe ai ka besim se përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar është efikase.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab ka deklaruar se konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, nëse jo vite.

Ai tha për Sky Neës se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të dështojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco