Blinken ‘rrethon’ Rusinë – Në Moldavi pas udhëtimeve në Poloni dhe Rumani

Blinken ‘rrethon’ Rusinë – Në Moldavi pas udhëtimeve në Poloni dhe Rumani

11:08, 06/03/2022
A+ Aa A-

Kryeministrja e Moldavisë Natalia Gavrilita u bëri thirrje sot Shteteve të Bashkuara të ofrojnë më shumë ndihmë humanitare për vendin e saj në mënyrë që të mund të presë refugjatët ukrainas që ikin për t'i shpëtuar pushtimit rus.

"120,000 ukrainas kanë mbërritur tashmë në Moldavi, një vend me 2.6 milionë banorë dhe një nga më të varfërit në Evropë," i tha Gabrielita Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken, i cili po viziton vendin.

“Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, më shumë se 230,000 njerëz nga Ukraina kanë kaluar kufirin (e Moldavisë) që nga fillimi i luftës dhe 100,000 ukrainas, kanë mbetur në Moldavi.  Për një vend të vogël si ne, proporcionalisht , numri është shumë i madh ," tha kryeministria moldave.

“Të gjithë marrin pjesë për t'i pritur, për t'u gjetur strehim, për t'u dhënë ushqim apo për t'i ndihmuar. Por ne kemi nevojë për ndihmë për t'u marrë me këtë fluks të madh dhe kemi nevojë të menjëhershme." 

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit e siguroi kryeminstrën moldave se ajo do të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne e admirojmë bujarinë, mikpritjen dhe vullnetin e mirë që njerëzit tregojnë ndaj atyre në nevojë. Dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t'ju ndihmuar të përballoni këtë sfidë."

Lufta në Ukrainë ringjalli shpresat e Moldavisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Qeveria e këtij vendi aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE të enjten, në të njëjtën kohë me Gjeorgjinë, një tjetër ish-republikë sovjetike.

Në fillim të kësaj jave, presidentja e sapozgjedhur Maia Sandu cila u zgjodh në vitin 2020 me një program properëndimor, i tha shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell se vendi i saj po përballet me rreziqe "shumë serioze" të sigurisë.

 

Vizita e Blinken synon gjithashtu të qetësojë Moldavinë, ku ka gjithashtu një lëvizje separatiste pro-ruse në Transnistria, në kufirin perëndimor të Ukrainës.

Rreth 1,500 trupa ruse janë të vendosura në zonë.

Disa analistë kanë sugjeruar se zona mund të kthehet në një bazë për ushtrinë ruse në mes të ofensivës së saj në Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco