Kush është oligarku që ngriti rrjetin e propagandës ruse në Evropë dhe SHBA?

Kush është oligarku që ngriti rrjetin e propagandës ruse në Evropë dhe SHBA?

09:46, 06/03/2022
A+ Aa A-

Marrëdhëniet  e tij me Kremlinin janë shumë të ngushta.

Ai ka vite që lufton për rivendosjen e mbretërisë në Rusi gjë për të cilën është shprehur se qëllimi i tij pothuajse është arritur pasi presidenti rus Vladimir Putin është shumë afër me një monark të gjithëfuqishëm.

Dhe është fjala për një prej oligarkëve më të disktueshëm rus Konstantin Malofeev.

Bashkëpunimi i producentit televiziv Jack Hanick me oligarkun rus të lartpërmendur, i cili është në sferën e sanksioneve amerikane që nga viti 2014, çoi në arrestimin e Hannick.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ish-ekzekutivi i rrjetit televiziv FOX jo vetëm që ka shkelur sanksionet amerikane, por ka bërë edhe deklarata të rreme për agjentët e FBI-së. 

Ai u përpoq të mashtronte autoritetet duke mohuar bashkëpunimin  e tij me Malofeev. 

Gjykata e Qarkut të Nju Jorkut vendosi se producenti ka qenë një aleat i ngushtë i oligarkut rus që nga viti 2013.

Ndër të tjera, Malofeev e kishte punësuar atë për të planifikuar dhe zbatuar shpërndarjen e propagandës ruse në Evropë. 

 Prokurori i SHBA Damian Williams ka emëruar Malofeev si financuesin kryesor të separatistëve rusë në Ukrainën lindore.

 Ai e akuzon atë për orkestrimin e pushtimit të Krimesë, si dhe për “lëvizje të tjera agresive”.

 Malofeev ka fituar pseudonimin "papë" për shkak të marrëdhënieve të tij me Kishën Ortodokse.

Malofeev e deklaron veten në radhë të parë një ortodoks i krishterë dhe së dyti një patriot rus. 

Ai është fëmija i tretë i një familjeje shkencëtarësh. 

 Në vitin 1996 ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të kryeqytetit rus. 

Ishte ëndrra e babait të tij ta ndiqte këtë fakultet dhe ai i realizoi dëshirën.

Malofeev filloi karrierën e tij në bankën e investimeve Renaissance Capital dhe shquhej për inteligjencën dhe ambicien e tij.

 Bashkëpunëtorët e tij në atë kohë flisnin për një njeri që nuk dallonte dot grinë nga e zeza. 

“ Ti ishe ose mik ose armik. Patriot apo tradhtar. Të pasur apo të varfër. Nuk ka pasur kurrë asgjë në mes." janë shprehur bashkëpunëtorët e Malofeev.

Pavarësisht moshës së tij të re, ai u bë kreu i Departamentit të Financave të Korporatave në MDM Bank , duke fituar dhjetëra milionë. 

Në vitin 2005 ai themeloi grupin Marshall Capital Partners , i specializuar në investime në telekomunikacion, media, teknologji, pasuri të paluajtshme dhe bujqësi.

Pikërisht në atë kohë, pasuria e tij personale u rrit me shifra të frikshme, si dhe aktiviteti i tij politik. 

Në vitin 2007 ai themeloi Fondacionin Shën Vasil dhe Shoqatën Ruse të Bamirësisë për Mbrojtjen e Nënave dhe Fëmijëve.

 Që nga viti 2015, ai është Kryetar i Bordit të Tsargrad Media Group. 

Deri në vitin 2017, ai ishte producent i përgjithshëm i Tsargrad, një kanal televiziv qw kombinonte mbwshtetjen e Putinit me kishën ortodokse. 

Në Perëndim, besohet se ai fitoi "kurorën" në telekomunikacionet ruse me mbështetjen e Putinit. 

Megjithatë, manjati ortodoks humbi pothuajse gjithçka në vitin 2014, kur u sanksionua për herë të parë nga Perëndimi sepse u dha mbështetje rebelëve në Ukrainën lindore. 

Ai mohon financimin e luftës atje, por nuk i ka fshehur ndjenjat e tij anti-amerikane.

Sipas tij, ai është kundër homoseksualizmit, drogës dhe pedofilisë. 

Që atëherë, perandoria e tij e biznesit duket se është në telashe serioze.

 Disa nga kompanitë e tij janë një hap përpara falimentimit, ndërsa të tjerat përballen me borxhe tatimore.

Edhe pse dikur udhëtonte nëpër botë, tani jeton përgjithmonë në Moskë ndoshta dhe për faktin se biznesmenit moskovit nuk i lejohet të udhëtojë në BE.

Edhe pse pasuria e tij justifikon termin “oligark”, ai thekson në çdo rast se nuk është i vërtetë ky term.

 Ai nuk jeton në vilë, por në apartament.

 Nuk ka jahte apo avionë personalë, nuk është mësuar të jetë i rrethuar nga modele.

 Përkundrazi, ai lexon me entuziazëm historinë - kryesisht bizantine - dhe ka vizituar manastiret ortodokse në mbarë botën.

Zyra e tij e thjeshtë është plot me ikona të rralla të krishtera që datojnë që nga shekulli i 12-të. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco