‘Bota po e sheh se Rusisë nuk mund t’i besohet’

‘Bota po e sheh se Rusisë nuk mund t’i besohet’

09:20, 06/03/2022
A+ Aa A-

Deputeti urkainas i Volnovakha, një nga dy qytetet në Ukrainën juglindore ku planet për një korridor huminatr u shkatërruan të shtunën, i tha BBC-së se nuk pritet as sot evakuim të civilëve nga qyteti.

“E gjithë bota e pa sesi funksionojnë marrëveshjet me Rusinë’ është shprehur Dmytro Lubinets për BBC-në.

‘Kur njerëzit u mblodhën, ata filluan të bombardojnë rrugën që civilët ishin gati të merrnin’.

"Bota e sheh se Rusisë nuk mund t'i besohet. Autoritetet më të larta të kryesuar nga presidenti do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rregulluar evakuimin paqësor, por pala ruse nuk i përmbush premtimet e saj," tha Lubinets.

Ai shtoi se disa njerëz ishin evakuuar nga Volnovakha pavarësisht se ishin nën zjarr, "me ndihmën e civilëve, vullnetarëve dhe forcave të armatosura".

Raportet nga Volnovakha tregojnë se pothuajse çdo ndërtesë në qytet është dëmtuar ose shkatërruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco