Triller i shërbimit sekret/ Kush e vrau negociatorin ukrainas?

Triller i shërbimit sekret/ Kush e vrau negociatorin ukrainas?

09:11, 06/03/2022
A+ Aa A-

Nga Philip Fabian, BILD

Duket si një skenar i filmave të errët triller me agjentë: një nga burrat që ishte ulur në tavolinën e negociatave në Bjellorusi të hënën, për bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, ka vdekur!

Emri i tij: Denis Kireev.

Kireev, i martuar dhe me tre fëmijë, ishte një nga negociatorët për palën ukrainase dhe mori pjesë në raundin e parë të bisedimeve të pasuksesshme në Gomel.

Ka raportime konfliktuale në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij. Një gjë është e sigurt: ai është vrarë.

Sipas raportimeve të para, ai u vra nga shërbimi sekret i brendshëm i Ukrainës, SBU- kur tentoi të arratisej për shkak të arrestimit. Arsyeja: sipas këtij versioni, ai ishte agjent rus mes ukrainasve. Thuhet se ai kishte rrjedhur informacion nga negociatat për njerëzit e Putinit- një tradhti e lartë! Kjo u raportua mes të tjerash nga portali ukrainas Pravda, që i referohej burimeve qeveritare.

Sipas thashethemeve të tjera, ai ishte një agjent i dyfishtë në shërbim të dy vendeve. Gazetari investigativ Michael Weiss shkruan se ky është një variant i mundshëm. Dhe që SBU e ka eliminuar. Një ish-zyrtar i inteligjencës i tha atij se Kireev kishte kaluar shumë kohë duke fshehur spiunët armiq.

Një tjetër shërbim sekret ukrainas- inteligjenca ushtarake GUR- kundërshton këto variante. Sipas tyre, Kireev ishte një nga tre njerëzit e GUR, që vdiq në një operacion special. Shërbimi sekret ushtarak shkruan se ata i kanë bërë një shërbim heroik vendit dhe se kanë vdekur me nder në mbrojtje të tij.

Është po ashtu e njohur se Kireev punonte në sistemin bankar dhe sipas portalit Obozrevatel ishte akuzuar që në vitin 2020 për spiunazh në favor të Rusisë. Ai shpesh udhëtonte në Rusi dhe kishte lidhje me oligarkët që punonin për ish-presidentin Viktor Yanukovych, që është i afërt me Putinin.

I njëjti portal shkruan për një detaj të çuditshëm: sipas tyre, Kirev nuk ishte në listën e negociatarëve nga presidenca ukrainase. Por fotot tregojnë qartë se ai ishte ulur në tavolinën e negociatave përkrah përfaqësuesve të Kievit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco