Sanksionet ndaj Rusisë/ Sa i rëndësishëm është pezullimi i gjigandëve të pagesave, Visa dhe Mastercard?

Sanksionet ndaj Rusisë/ Sa i rëndësishëm është pezullimi i gjigandëve të pagesave, Visa dhe Mastercard?

09:10, 06/03/2022
A+ Aa A-

Siç është raportuar, gjigantët e pagesave Visa dhe Mastercard po tërhiqen nga tregu rus në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës. 

Së bashku, të dy kompanitë kontrollojnë 90% të pagesave të kredisë dhe debitit në botë, jashtë Kinës.

Por sa ndikim i madh do të ketë ky veprim te rusët e zakonshëm?

Bankat kryesore të Rusisë tashmë e kanë minimizuar ndikimin tek klientët e tyre.

 Banka Qendrore e Rusisë tha se të gjitha kartat bankare Visa dhe Mastercard të lëshuara nga bankat ruse do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht në territorin rus.

Dhe banka ruse Sberbank tha të njëjtën gjë, duke shtuar se kartat do të funksiononin "për të tërhequr para, për të bërë transferime duke përdorur numrin e kartës dhe për pagesa jashtë linje, si dhe në dyqanet ruse në internet".

Kartat do të vazhdojnë të funksionojnë në territorin rus, tha banka, sepse të gjitha pagesat në Rusi bëhen përmes një sistemi kombëtar dhe nuk varen nga sistemet e huaja.

Megjithatë, kartat Mastercard ose Visa të lëshuara nga Rusia nuk do të funksionojnë jashtë vendit dhe kartat e lëshuara nga jashtë nuk do të funksionojnë brenda vendit shkruan BBC.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco