Boris Johnson paraqet planin ndërkombëtar të veprimit me gjashtë pika kundër pushtimit rus

Boris Johnson paraqet planin ndërkombëtar të veprimit me gjashtë pika kundër pushtimit rus

07:54, 06/03/2022
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johnson do të paraqesë një "plan veprimi" ndërkombëtar që synon "dështimin" e pushtimit rus të Ukrainës dhe do të rrisë kontaktet e tij diplomatike për këtë qëllim javën e ardhshme në Londër, njoftuan shërbimet e tij të shtunën.

Pas një vale sanksionesh nga Perëndimi kundër interesave ruse në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës, Boris Johnson do t'i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shtojë "përpjekjet e tij të koordinuara" kundër Moskës me një "plan veprimi me gjashtë pika".

Ai synon të prezantojë me detaje sot, sqaroi zyra e tij në Downing Street .

Presidenti rus Vladimir Putin "duhet të dështojë dhe ne duhet të sigurohemi që ai të dështojë" në këtë sulm, tha kryeministri konservator në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Londra.

"Nuk mjafton të shprehim mbështetjen tonë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ne duhet ta mbrojmë atë kundër një përpjekjeje të vazhdueshme për të rishikuar rregullat përmes forcës ushtarake," shtoi ai.

Për këtë, zoti Johnson do të ketë takime të hënën, në Downing Street, fillimisht veçmas, më pas trepalëshe, me homologët e tij nga Holanda, Mark Rutte dhe homologun e tij kanadez , Justin Trudeau.

Të martën ai do të presë në Londër drejtuesit e të ashtuquajturit ekip i Vishegradit (Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki).

Plani i veprimit prej gjashtë pikash i Boris Johsonit përmban:

1. Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një "koalicion humanitar ndërkombëtar" për Ukrainën

2. Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën "në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e saj".

3. Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet

4. Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i rezistojë "normalizimit rrëshqitës" të veprimeve të saj në Ukrainë

5. Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës

6. Duhet të ketë një "fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë" midis vendeve të NATO-s

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco