Ekspertët e sigurisë thirrje gjeneralëve rusë: Vriteni Putin! Do t’i bënit botës një nder të madh

Ekspertët e sigurisë thirrje gjeneralëve rusë: Vriteni Putin! Do t’i bënit botës një nder të madh

21:45, 05/03/2022
A+ Aa A-

Ekspertët e sigurisë në Perëndim u kanë bërë thirrje gjeneralëve dhe ushtarëve rusë  të çlirojnë botën nga Vladimir Putin duke hedhur një ide disi të “rrezikshme”.

Ata paralajmëruan se nëse nje gje e tille nuk ndodh ai do  të forconte kontrollin e tij në pushtet për të paktën një dekadë tjetër.

Thirrjet u bënë jehonë atyre të mëparshme nga senatori amerikan Lindsey Graham, i cili kërkoi që rrethi i ngushtë i Putinit ta vriste atë.

 “A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg më të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë si përfundon kjo është që dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë. Do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës  një shërbim të madh.”

Thirrjet janë rritur në ditët e fundit për spiunët dhe gjeneralët e lartë rusë që të ngrihen kundër Putinit. Dhe dje raportet pohuan se shumë po humbnin besimin te lideri i tyre pasi u shfaqën më shumë prova të krimeve tronditëse të luftës gjatë pushtimit barbar.

Fotot dhe videot e neveritshme treguan bomba thërrmuese ruse që bien mbi civilët.

Në Irpin, afër Kievit, vendasit të tmerruar u larguan pasi shtëpive iu vu flaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco