Lufta Rusi-Ukrainë/ Fotoreporteri amerikan: Është e vështirë të shikosh foto si ajo e Olenës, por duhet bërë

Lufta Rusi-Ukrainë/ Fotoreporteri amerikan: Është e vështirë të shikosh foto si ajo e Olenës, por duhet bërë

20:32, 05/03/2022
A+ Aa A-

Fotoreporteri Wolfgang Schwan filmoi Olena Kurilo, një mësuese nga Ukraina, e cila u bë simbol i tragjedisë së pushtimit rus. 

Schwan mendon se fotografia e tij është e vështirë për t'u parë, por se duhej bërë.

Fotoja është bërë më 25 shkurt. Fytyra e Olenës ishte e mbuluar me gjak.

 Ajo u plagos në një sulm ajror rus në qytetin Chuhuiv dhe shtëpia e saj u shkatërrua plotësisht.  Ajo ishte personi i parë që takoi Schwan kur mbërriti në vendngjarje.

"Ajo po ecte me krahët e shtrirë dhe të çorientuar. Mendoj se kishte një tronditje. E fotografova në momentin që e pyeta për emrin. Një kolege po përpiqej të fliste me të me ndihmën e Google Translate", tha Schwan për Independent.

Një grua ukrainase, fytyra e së cilës ka udhëtuar në të gjithë botën, ka treguar plagët e saj pasi u akuzua për falsifikim të tyre.

Ai nuk mund ta merrte me mend se fotografia e tij do të bëhej virale. 

Aktualisht ai është në kontakt me vajzën e Olenës, e cila i tha se nëna e saj po ndihet e qëndrueshme pas operacionit. 

Olena vendosi të tërhiqej nga publiku pasi u akuzua si aktore dhe se plagët e saj ishin false.

"Olena nuk përfaqëson vetëm tmerret që u ndodhin civilëve në luftë. Ajo është bërë e urryer nga propaganda sepse është viktimë," tha ai.

Ai shtoi se shpreson që fotografia do të ketë sukses për të tërhequr vëmendjen për atë që sjell lufta.

"Civilët vuajnë më së shumti. Kjo ndodh kur dikush vendos të shkojë në luftë. Është e vështirë të shikosh foto të tilla, por duhej bërë. Përndryshe, do të ketë vetëm foto të burrave me armë", përfundoi Schwan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco