Zyrtari lokal në Ukrainë: Armëpushimi në Mariupol zgjati jo më shumë se 30 minuta

Zyrtari lokal në Ukrainë: Armëpushimi në Mariupol zgjati jo më shumë se 30 minuta

19:52, 05/03/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Bashkisë Mariupol në Ukrainë, Sergei Orlov, tha për BBC se armëpushimi i rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës për evakuimin e civilëve nga qyteti zgjati jo më shumë se 30 minuta.

Orlov tha se qyteti i tij ka qenë nën bombardime të vazhdueshme menjëherë pas fillimit të armëpushimit ndërsa shtoi se shkollat, kopshtet dhe autobusët që do evakuonin civilët janë sulmuar.

Orlov akuzoi forcat ushtarake ruse për gjenocid dhe theksoi se kishte frikë për të ardhmen e banorëve. Ai bëri thirrje për më shumë ndihmë ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco