I riu nga Gjermania gjen mënyrën për të larguar trishtimin e refugjatëve që arrijnë në kufi, mes tingujve në piano

I riu nga Gjermania gjen mënyrën për të larguar trishtimin e refugjatëve që arrijnë në kufi, mes tingujve në piano

19:25, 05/03/2022
A+ Aa A-

Pianisti gjerman Davide Martello ka luajtur në piano prej ditësh në kufirin polako-ukrainas, ndërsa refugjatët nga qytetet e shkatërruara nga lufta mbërrijnë përmes pikës kufitare Medyka. 

Siç tha ai, duke luajtur ai dëshiron t'u thotë ukrainasve se tani janë të sigurt.

"Unë erdha këtu për të mirëpritur të gjithë ata që vijnë nga Ukraina. Unë dua që ata të ndihen të mirëpritur dhe të dinë se tani janë të sigurt. Ata dëgjuan bombardimet dhe të shtënat, dhe unë dua që ata të dëgjojnë muzikën tani," tha Martello. 

Siç ka thënë në një intervistë për Klix, ai beson se kjo luftë është e pakuptimtë dhe se askush nuk e meriton të jetojë në këtë mënyrë.

"Këtu është ftohtë, por unë solla një ngrohës, kështu që nuk është aq keq. Sot në mëngjes erdhi një grua ukrainase e cila pasi më dëgjoi të luaja, më përqafoi dhe filloi të qante. Ajo më falënderoi për theksin ukrainas dhe më pas filloi të vraponte sepse ishte me nxitim për të kapur autobusin”, tha ai.

Martello shtoi se nuk e dinte edhe sa ditë do të kalonte në këtë pikë kufitare.

Ai përmendi se nesër mund të shkojë në Lviv, i cili ndodhet në perëndim të Ukrainës, por se ende nuk është i sigurt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco