‘Në listën e zezë të Putin’/ Ish-ambasadori ukrainas mesazh për Biden: Koha për përballje ushtarake

‘Në listën e zezë të Putin’/ Ish-ambasadori ukrainas mesazh për Biden: Koha për përballje ushtarake

18:52, 05/03/2022
A+ Aa A-

Ish-ambasadori i Ukrainës në SHBA, Valeriy Chaly, i cili tha se është në listën e vrasjeve ruse, tha të premten se Presidenti Biden dhe Amerika duhet të sigurojnë lidershipin për të ndaluar luftën e Rusisë me Ukrainën.

"Tani është koha që Presidenti Biden të bëjë histori reale. Tani është koha reale që Amerika të marrë udhëheqjen, të marrë udhëheqjen e vërtetë, në mbrojtjen e botës. Ne i besojmë Presidentit Biden, u besojmë amerikanëve. Ne duam që ju të jeni udhëheqës i botës", tha Chaly për FoxNews. 

E premtja shënoi ditën e nëntë që kur presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën.

Chaly, i cili shërbeu si ambasador i Ukrainës në SHBA nga viti 2015 deri në vitin 2019, tha se një nga mënyrat më të mira për të sanksionuar Rusinë nuk është duke mbytur ekonominë e saj, por duke u përballur ushtarakisht me agresionin e Putinit.

"Sanksionet më efikase ndaj Rusisë është furnizimi i Ukrainës me armë mbrojtëse, duke përfshirë ... pajisje të sofistikuara kundër raketave dhe kundërajrorëve," tha Chaly.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco