VIDEO prekëse/ I riu rus ju kërkon kalimtarëve që ta përqafojnë nëse janë kundër luftës

VIDEO prekëse/ I riu rus ju kërkon kalimtarëve që ta përqafojnë nëse janë kundër luftës

16:58, 05/03/2022
A+ Aa A-

Edhe pse autoritetet ruse po përpiqen në çdo mënyrë të pengojnë ata banorë që nuk janë dakord me luftën të shprehin mendimin e tyre, falë internetit, shumë rusë po përpiqen t'i dërgojnë një mesazh botës se jo të gjithë e mbështesin pushtimin e Ukrainës.

Një personazh rus ka publikuar një video në të cilën ai qëndron para një metroje të Moskës dhe mban mbishkrimin "Nëse je kundër luftës, më përqafo".

Ndonëse disa kalimtarë kaluan të pa interesuar pranë të riut me mbishkrimin, shumë shpejt njerëzit filluan t'i afroheshin dhe ta përqafonin.

Fillimisht u bë nga një plak dhe shembullin e tij e ndoqën burra, gra dhe fëmijë të tjerë.

Videoja është publikuar në rrjete të shumta sociale dhe ka mbledhur miliona shikime.

"Edhe une do te te perqafoj nga zemra. Lufta eshte e keqja me e madhe", "Me kane bere te qaj !!! Sa shume miresi, pozitivitet, dashuri dhe shprese", "Emocione te perziera ne fillim, inatosesh sepse ata mos u afro dhe mendon se çfarë kanë në mendjen e tyre, pse nuk e përqafojnë dhe pastaj vijnë fëmijët, të rinj, të vjetër dhe e kuptoni - ka ende të mira te njerëzit”, ka pasur një sërë reagimesh nga njerëzit.

Kujtojmë se Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm në dy qytete në jug të vendit në mënyrë që të lejojnë evakuimin e civilëve. 

Edhe pse ky është një lajm i mirë për civilët në Mariupol dhe Volnovakha që duan të largohen, duhet theksuar se armëpushimi i përkohshëm vlen vetëm për ato dy qytete.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco