Shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupolit

Shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupolit

12:08, 05/03/2022
A+ Aa A-

Evakuimi i civilëve nga qyetin ukrainas Mariupol është shtyrë, sipas këshillit të qyteti. 

Ky këshillë thotë se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi duke shtuar se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti.

Nënkryetari i këtij qyteti Serhiy Orlov bashkisë i tha BBC-së se Mariupoli ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.

 Orlov i thotë BBC-së se ka bombardime të vazhdueshme në Mariupol dhe përgjatë rrugës së evakuimit të rënë dakord, pranë qytetit të Orikhiv.

“Nuk është e sigurt të shkosh nga kjo rrugë për shkak të këtyre përleshjeve”, thotë ai.

Qeveria ukrainase tashmë po flet me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit, thotë ai, dhe negociatat janë në vazhdim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco