Para mijërave qytetarëve europianë, Zelensky bën thirrje: Mbështesni sa më shumë Ukrainën

Para mijërave qytetarëve europianë, Zelensky bën thirrje: Mbështesni sa më shumë Ukrainën

08:04, 05/03/2022
A+ Aa A-

Presidneti i Ukrainës Volovdymir Zelensky iu drejtua botës dje me një video mesazh.

Ai u shpreh:

''Ne po mbrojmë vendin tonë nga një pushtim i plotë. Sot disa nga ushtarët tanë janë duke shërbyer aktualisht në vendin tonë, disa prej tyre janë mjekë, të cilët në kushte të vështira kryejnë operacione kirurgjikale. Ata po punojnë për të mbrojtur fëmijët. Unë kam një fjalim tre minutash tani. Minutën e parë dua t’ia kushtoj të gjithë atyre që humbën jetën në luftë. Le t’ia kushtojmë këtë minuttë heshtje ushtarëve tanë, zjarrfikësve dhe pilotëve tanë, atyre që luftuan heroikisht, atyre që mbrojtjen vendin e tyre, shpirtat e tyre u prefshin në paqe’.

‘Minutën time të dytë dëshiroj të përkujtoj qytetarët tanë. Civilët, fëmijët, dhjetra qindra njerëzve që humbën jetën për sovranitetin e vendit tonë. Ndërsa minutën time të tretë këtu dua t'ju bëj thirrje popullit të Europës.Ju lutem ngrini zërin, mbështesni luftën tonë, Sepse nëse Ukraina bie, do të bjerë edhe Europa. Mos e injoroni atë që po ndodh. Dilni dhe mbështesni sa më shumë Ukrainën sa më shumë që të mundeni, dhe nëse fitojmë, kjo do të jetë fitorja e botës demokratike. Ky do të jetë triumfi i lirisë sonë. Nëse fitojmë do të lulëzojmë sa Europa. Rroftë Ukraina.

Mijëra njerëz që zhvilluan një demonstratë në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, kundër pushtimit rus të Ukrainës, ndoqën fjalimin e Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenski, në ekranin gjigant të ngritur në shesh.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco