VIDEO/ Forcat Speciale të Ukrainës shkatërrojnë autokolonën ruse pranë Kievit

23:57, 04/03/2022
A+ Aa A-

Një operacion i Forcave Speciale të Ukrainës ka shkatërruar një autokolonë ushtarake ruse të përbërë nga tanke dhe blinda, në hyrje të Kievit. 

Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë tanket në flakë në mes të rrugës. Beteja ka qenë mjaft e ashpër në periferi të kryeqytetit ukrainas. 

Forca armike është neutralizuar e gjitha, por po ashtu edhe arsenali ushtarak që do tentonte të pushtonte Kievin, është bërë shkrumb e hi. 

Ky kontigjent ushtarak i përket trupave dhe mjeteve që kapërcyen kufirin drejt Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit. 

Sa i takon autokolonës gjigante prej 64 km, të dhënat e inteligjencës amerikanë bëjnë të ditur se karvani ushtarak është bllokuar 25 km larg nga Kievi dhe prej disa ditësh nuk ka lëvizur. 

Luftimet në Ukrainë vijojnë prej 10 ditësh, pas agresionit ushtarak të Vladimir Putin për të pushtuar fqinjin jugor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco