Putin: Burg deri në 15 vite për ata që përhapin lajme të rreme për Forcat e Armatosura Ruse

Putin: Burg deri në 15 vite për ata që përhapin lajme të rreme për Forcat e Armatosura Ruse

21:01, 04/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar një projektligj që parashikon dënimin deri në 15 vite burg për përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura të vendit.

Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si 'pushtim' ose 'luftë' atë që Kremlimi e quan 'operacion special' në Ukrainë.

Sakaq, Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që do të gjobiten ose burgosen ata që bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë.

Prej nëntë ditësh Rusia po sulmon Ukrainën ndërsa Vladimir Putin duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Palët do të ulen sërisht në tryezë këtë fundjavë për raundin e tretë të bisedimeve./BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco