Lufta në Ukrainë po u merr jetën komandantëve të lartë të ushtrisë ruse. Sipas analistëve, në kushtet kur morali i ushtarëve rusë është shumë i ulët, komandantët po tentojnë të imponojnë personalitetin duke dalë në ballë të luftimeve. Kjo po i ekspozon më shumë ndaj rrezikut
Nga Gordon Corera, BBC
Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë në Ukrainë pasi mendonin se duhej të afroheshin më pranë vijës së frontit, thanë zyrtarët perëndimorë.
Ata thanë se zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të të Armëve t Kombinuara u vra nga një snajper.
Një komandant divizioni dhe një komandant regjimenti u vranë gjithashtu.
Komandantët rusë kanë lëvizur përpara duke marrë më shumë kontroll pasi synojnë të nxisin operacionet që në disa raste kanë ngecur keq.
Këta komandantë po përpiqen që të imponojnë personalitetin e tyre në fushën e betejës, por kjo nga ana tjetër po i vë në rrezik më të madh.
© SYRI.net