Kancelari gjerman, Scholz 1 orë në telefon me Putin: Ndalo luftën në Ukrainë!

Kancelari gjerman, Scholz 1 orë në telefon me Putin: Ndalo luftën në Ukrainë!

17:06, 04/03/2022
A+ Aa A-

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. 

Scholz i ka bërë thirrje udhëheqësit të Kremlinit të përfundojë të gjitha veprime ushtarake në Ukrainë.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

Ndërsa nga ana tjetër presidenti rus njoftoi një raund të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë këtë fundjavë. 

Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë për mediat.

Gjatë një telefonate një orëshe, të dy udhëheqësit ranë dakord të zhvillonin bisedime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco