Ministri i jashtëm ukrainas: Ushtarët rus po përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara

Ministri i jashtëm ukrainas: Ushtarët rus po përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara

14:10, 04/03/2022
A+ Aa A-

 Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba  përsëriti edhe një herë apelin e tij për mbështetje shtesë nga Perëndimi, ndërsa paralajmëroi se sulmet në zonat civile janë shtuar ditët e fundit.

 Kuleba akuzoi Rusinë për shënjestrimin e zonave të banuara në kundërshtim me rregullat e luftës, pasi ai pretendoi se janë bërë raporte për "përdhunimin e grave" nga ushtarët rusë në zonat e pushtuara të vendit. 

Ministri ukrainas mbështeti thirrjet për krijimin e një gjykate të posaçme penale për të hetuar Vladimir Putinin dhe veprimet e tij gjatë gjithë konfliktit në vazhdim.

Kuleba tha:

"Kur bombat bien në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara - dhe kemi raste të shumta për fat të keq të ushtarëve rusë që përdhunojnë gratë ukrainase në qytete, është e vështirë të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar.

“Por ky është mjeti më i madh i qytetërimit që kemi në dispozicion për t'u siguruar që, në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë.

“Federata Ruse, si një vend që kreu një akt agresioni, do të mbajë përgjegjësi edhe për veprat e saj.

"Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion, duke përfshirë GJND-në dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco