‘Do kemi një mësim për paqen botërore’, Kremlini detyron fëmijët të shohin VIDEO propagandistike

‘Do kemi një mësim për paqen botërore’, Kremlini detyron fëmijët të shohin VIDEO propagandistike

13:38, 04/03/2022
A+ Aa A-

Rusia po synon fëmijët për të përcjellë mesazhin se pushtimi i saj në Ukrainë është një fushatë dezinformuese, teksa ka publikuar një video 30-minutëshe me një fëmijë.

Në videon e siguruar nga The Daily Telegraph nga Ministria e Arsimit, 12-vjeçarja u thotë shikuesve që “do të kemi një mësim për paqen botërore”. Asaj i bashkohen dy prezantues meshkuj, të cilët pretendojnë se po shpjegojnë të vërtetën pas ngjarjeve në Ukrainë sipas këndvështrimit të Ministrisë së Arsimit.

Denis Polunchukov, përfaqësuesi kryesor nga ministria, shpjegoi se shumë imazhe që qarkullojnë në internet për luftën në Ukrainë janë të pavërteta.

Polunchukov mori shembuj për raketa që goditën një kopsht fëmijësh, një kolonë tankesh që u prishën ose aeroplanë që u qëlluan nga qielli, duke pretenduar se janë keqinformim në mediat sociale./tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco