Gazetari indian ngatërron emrat e të ftuarve, por ajo që ndodh më pas është epike

Gazetari indian ngatërron emrat e të ftuarve, por ajo që ndodh më pas është epike

13:05, 04/03/2022
A+ Aa A-

Është një nga video që sa herë që e shikon nuk pranon ta besosh se mund të jetë e vërtetë.

Gjithçka filloi kur emrat në "dritaret" e dy të ftuarve, të cilët ishin kryeredaktori i gazetës së Kievit Bohdan Nahaylo dhe drejtori ekzekutiv të Institutit Ron, Paul Daniel McAdams, u shkruajtën në të kundërt.

Në videon tashmë e bërë virale shihet që gazetari indian Rahul Shivshankar po mendonte se po debatonte me Daniel Mc Adams  nga instituti “Ron Paul’ të cilit po i thoshte: “Mos na jep leksione! "Nëse ju intereson kaq shumë për Ukrainën, dërgoni trupa!" por në fakt ishte kryeredaktori i gazetës ukrainase  “Kyiv Post”, Bohdan Nahaylo me të cilin po replikonte.

Adams gjatë gjithë kohës së përplasjes mes Shivshakar dhe Nahaylos reagon me habi dhe përpiqet të thotë se nuk po e kupton arsyen pse ai po i bërtet kur nuk kishte thënë asnjë fjalë.

Gazetari indian i thotë se e ka me z.Adams dhe jo me atë.

Pas kësaj, Adams ia sqaron gazetarit se është duke u përplasur me kryeredaktorin e Kyiv Post, Bohdan Nahaylo dhe se vetë është Daniel Mc Adams.

Gazetari indian ndalet dhe i kërkon falje për ngatërresën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco