SHBA, gjendet vajza 13-vjeçare  që u rrëmbye nga burri që njohu në Roblox

SHBA, gjendet vajza 13-vjeçare që u rrëmbye nga burri që njohu në Roblox

12:22, 04/03/2022
A+ Aa A-

SHBA- Një vajzë 13-vjeçare është gjetur dhe kthyer nga policia në shtëpi, pasi dyshohet se u rrëmbye nga një burrë që e njohu nëpërmjet aplikacionit të lojërave të fëmijëve Roblox.

Policia amerikane njoftoi se kishte arrestuar Hoëard Graham pasi zbuloi se ai e kishte bindur vajzën e vogël të largohej nga shtëpia e saj në Kansas – vetëm dy ditë pasi kishin folur në aplikacion.

33-vjeçari është akuzuar për trafikim seksual, rrëmbim dhe përdhunim.

Loja Roblox i lejon lojtarët të luajnë me shokët ose të huajt.

Me rreth 150 milionë përdorues mujorë, është një nga lojërat më të njohura për fëmijë në botë.

Graham dhe vajza e vogël u njohën për herë të parë në aplikacion më 18 shkurt, tha kapiteni i policisë John Ivey në një konferencë shtypi.

Dy ditë më vonë, hetuesit thanë se adoleshentja doli fshehurazi nga shtëpia e saj në qytetin Topeka dhe dyshohet se mor nga Graham, i cili e çoi atë në shtëpinë e tij në Clayton County, Georgia - rreth 900 milje larg.

Gjatë ditëve në vijim, policia tha se besonte se ajo ishte sulmuar seksualisht "shumë herë".

Policia tha se në fund vajza i dërgoi një mesazh nënës së saj nëpërmjet lojës Roblox, duke i dhënë adresën e një dyqani ku e kishin çuar.

Oficerët e ndoqën dhe arrestuan Graham në vendin ku punonte më datë 1 mars.

"Ne jemi vërtet me fat që e gjetëm këtë vajzë të vogël dhe që ajo ishte gjallë," tha kapiteni Ivey.

Policia tha se po kontrollonte sendet e  Graham për të përcaktuar nëse ai kishte vënë në shënjestër fëmijë të tjerë.

Misioni i Roblox, sipas faqes së saj të internetit, "është të bashkojë botën përmes lojës". Por kompania është përballur me kritika për përmbajtjen e qartë që shfaqet ndonjëherë në aplikacionin e saj.

Një hetim i BBC-së i publikuar muajin e kaluar zbuloi se përdoruesit në Roblox krijonin dhoma me përmbajtje seksuale të quajtura "apartamente lojërash" që lejonin aktivitete të papërshtatshme midis fëmijëve dhe të rriturve.

Zëdhënësi i aplikacionit Roblox, James Kay tha se ai ishte "thellësisht i pikëlluar" për rastin e fundit dhe do të bashkëpunonte me hetimin.

"Ne kemi sisteme të rrepta sigurie dhe një ekip prej mijëra moderatorësh që zbatojnë një sërë standardesh të rrepta të komunitetit në Roblox, duke përfshirë zero tolerancë për përmbajtje seksuale të çdo lloji," tha zoti Kay, duke vënë në dukje kontrollet prindërore dhe mjete të tjera që mund të kufizojnë kontaktet e fëmijëve ose fikjen e plotë të mundësisë për biseda.

 

"Siguria në Roblox është thelbi i gjithçkaje që bëjmë," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco