Historia e ndërlikuar e Roman Abramovichit/ Si u shndërruar nga një jetim i varfër në oligark rus

Historia e ndërlikuar e Roman Abramovichit/ Si u shndërruar nga një jetim i varfër në oligark rus

11:48, 04/03/2022
A+ Aa A-

Ai njihet më së shumti në Britaninë e Madhe pasi është një nga pronarët e klubit të Preimer Leagues, Chelsea.

Por Roman Abramovich i cili dje në mënyrë të bujshme konfirmoi se klubi  i dashur i tij  i futbollit është në shitje, ka një histori të ndërlikuar si oligark rus dhe mik i Presidentit Vladimir Putinit, i cili javën e kaluar nisi dhe pushtimin brutal në Ukrainë duke vrarë mijëra civilë.

Miliardieri ka qenë i përfshirë në beteja gjyqësore gjatë 20 viteve të fundit, duke përfshirë akuzat për shantazh  (një gjykatë në Londër hodhi poshtë çështjen kundër tij në 2012), ryshfet (ai pranoi se kishte paguar miliarda për favore politike në 2008 ) dhe akuza të paprovuara për mashtrim me kredi.

Tani emri i tij është ndër ata emra që qeveria britanike po kërkon ta sanksionojë.

Ai gjithashtu është marrë në pyetje për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putinin ku vitin e kaluar ai mohoi në gjykatë se ishte ‘arkëtari’ i Putinit në Perëndim.

Deri kohët e fundit ai e kishte jetuar kryesisht jetën e tij jashtëzakonisht të privilegjuar në paqe, ose në bordin e superjahteve të tij, në pallatet e tij ose në një nga avionët privatë që përbëjnë perandorinë e tij prej 8.4 miliardë paundësh. 

Ai gjithashtu ka gjetur kohë për të krijuar një familje të madhe, duke përfshirë shtatë fëmijë - Ilya, Arina, Sofia, Arkadiy, Anna, Aaron dhe Leah nga martesat e tij.

Por ai tani po e gjen veten duke u kacavjerrur për të shitur asetet e tij para se të ngrihen nga kryeministri britanik Boris Johson.

I lindur në varfëri në Saratov, Rusi biznesmenit 55 vjeçar i vdiqën të dy prindërit kur ai ishte i ri dhe u rrit nga gjyshërit e tij në Komi, Siberi.

  Të dy gjyshërit e tij Vasily dhe Faina, ishin nga Ukraina dhe ikën gjatë luftës.

Nëna e tij, Irina, vdiq në moshën 28-vjeçare nga helmimi i gjakut, pasi kur lindi Abramovich shumë pak kohë më pas ajo mbeti përsëri shtatzënë. 

Babai i tij Arkady në vitin 1969 u shtyp nga një vinç në një kantier ndërtimi. 

Menjëherë pas kësaj, Abramovich shkoi të jetonte me xhaxhain e tij, 200 milje larg Moskës.

Pavarësisht humbjes parakohe të prindërve të tij, miliarderi i cili është hebre dhe ka nënshtetësi ruse, izraelite dhe portugeze - nuk kishte ankesa për fëmijërinë e tij kur fliste për të në të kaluarën. 

“Në fëmijërinë tuaj, nuk mund t'i krahasoni gjërat: njëri ha karota, tjetri ha karamele, të dyja kanë shije të mirë. Si fëmijë nuk mund të dallosh ndryshimin”, është shprehur ai gjatë një interviste.

Në vitin 1987, pasi Abramovich shërbeu për një periudhë të shkurtër në ushtrinë sovjetike, prindërit e gruas së tij të parë Olga Lysova i dhanë rusit 2000 rubla si dhuratë martese.

 Kjo e lejoi atë të zgjeronte gamën e produkteve që shiste te deodorantët dhe parfumet.

Lëvizja e tij e parë për të fituar shumë para erdhi gjatë reformave të perestrojkës - që do të thotë hapje - ndërsa Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej nën udhëheqjen e Mikhail Gorbachev. 

Ndryshimet lehtësuan kontrollin e regjimit mbi bizneset, që do të thotë se oligarkët mund të ngriheshin duke i bërë firmat e tyre legale dhe të blinin kompani shtetërore.

Abramovich është akuzuar se ka përdorur vendosmërinë e pamëshirshme për t'u bërë një nga njerëzit më të pasur në botë para se të mbushte 40 vjeç.

Ai u arrestua në vitin 1992, pasi dyshohet se kishte përdorur dokumente false për të marrë 55 cisterna me naftë, përpara se akuzat të rrëzoheshin.

Ai tha për incidentin në vitin 2011:

“Unë kurrë nuk kam falsifikuar asnjë dokument. Asnjë nga njerëzit e afërt me mua nuk ka falsifikuar ndonjëherë një dokument.' 

Pasuria e tij lulëzoi kur u lidh me Boris Berezovsky, i cili drejtonte firmën kombëtare të tregtimit të makinave Lada, por që ishte gjithashtu i afërt me Presidentin Boris Yeltsin. 

Kjo i dha biznesmenit në rritje aksesi, gjë që ishte thelbësore për të bërë shuma të mëdha në Rusinë post-sovjetike dhe ai madje jetonte në një apartament në Kremlin.

Madje thuhet se Abramovich ishte njeriu që i pari rekomandoi Vladimir Putinin te Yeltsin si pasardhës të tij si president i Rusisë.

 Kur Putini formoi për herë të parë kabinetin e tij si Kryeministër në vitin 1999, Abramovich intervistoi të gjithë kandidatët përpara se t'u jepej miratimi.

Në vitet në vijim, ai do të mbetej një nga aleatët më të ngushtë të Putinit dhe në vitin 2007, Putin u konsultua me Abramovich se kush duhet të ishte pasardhësi i tij. 

Dmitry Medvedev - i cili shërbeu si president nga 2008 deri në 2012 para se Putini të kthehej në rol - u rekomandua gjithashtu personalisht nga Abramovich.

Kur industria e BRSS u gdhend në tavolinën e parë, Abramovich ishte aty për të bërë miliardat e tij të para - kryesisht duke blerë kompaninë e naftës Sibneft.

Berezovsky dhe Abramovich e blenë firmën për vetëm 100 milionë funte duke përdorur programin e diskutueshëm të kredive për aksione – kur vlerësohej se vlente rreth 600 milionë funte.

Ishin blloqet fillestare për pasurinë e madhe të manjatit, me atë që grumbulloi rreth 1.8 miliardë paund nga shitja e Sibneft.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar gjendet në Evraz, një gjigant çeliku dhe minierash i listuar në bursën e Londrës, ku ai është aksionari më i madh.

Përveç biznesit, Abramovich ka punuar edhe në politikë, duke u bërë guvernator i rajonit Chukotka në lindje të largët në vitin 2000 - pasi fitoi 92 për qind të votave - dhe grumbulloi 180 milionë funte në të.

Ai erdhi për herë të parë në radarin e britanikëve të zakonshëm kur bleu klubin e futbollit Chelsea në 2003 dhe vuri mjaftueshëm para në tryezë për t'i ndihmuar ata të konkurrojnë.

Ai e transformoi skuadrën nga sfidues të jashtëm në një gjigant të Premier League me ndihmën e Jose Mourinhos dhe nënshkrimeve të mëdha si Didier Drogba. 

Pavarësisht se është shumë i fshehtë dhe preferon një jetë jashtë vëmendjes, miliarderi ka ende një mënyrë super luksoze, me superjahte dhe avionë privatë.

Dy avionët e tij, të cilët raportohet se kanë dy pilotë që paguhe 160,000 paund në vit, janë super luksoze dhe arredimi brenda tyre është jashte çdo parashikimi, madje thuhet se në tavan ka të vendosur një pasqyrë. 

Kur  u pyet nëse pasqyra ndihmonte atë në përmirësimin e jetës së tij seksuale, Abramovich u përgjigj: "Jo, por më lejon të rruhem në shtrat".

Ai ka gjithashtu tre helikopterë Eurocopter, dy prej tyre me bazë në Angli, që do të thotë se ai mund të shmang trafikun në Londër. 

Miliarderi thuhet se nuk i përdor udhëtime me makinë, por megjithatë mburret me kolekisonin e makinave, ku përfshihen një Ferrari, dy limuzina Maybach, një Porche dhe një Rolls-Royce.

Ndërkohë portofoli i tij i pronave të patundshme është gjithashtu i gjerë - dhe i shtrirë. 

Në Londër, ai krijoi një shtëpi pesë-katëshe në Belgravia duke i kthyer gjashtë apartamente në një, duke e bërë shtëpinë me vlerë rreth 150 milionë funte.

Ka një shtëpi 35 milionë funte në St Tropez, në jug të Francës, dhe ai zotëron gjithashtu shtëpi në Rusi, Sardenjë, Francë, Inditë Perëndimore dhe SHBA.

Abramovich humbi një numër pronash gjatë divorcit të tij në vitin 2007 nga gruaja e tij e dytë Irina, me të cilën ka pesë fëmijë.

Ajo nga divorci mori një shtëpi prej 30 milionë funtesh në Riviera të quajtur Chateau de la Croe, si dhe një pronë në Sussex të quajtur Fyning Hill, të cilën Abramovich e kishte blerë për 18 milionë funte.

Ajo ia doli më mirë se gruaja e tij e parë, Olga, me të cilën ai u martua kur ishte ende një student pa para në Bashkimin Sovjetik.

Abramovich u martua me gruan e tij të tretë, redaktoren e revistës Dasha Zhukova, në vitin 2008, por ata u divorcuan në vitin 2017 dhe ajo tani është me trashëgimtarin miliarder Stavros Niarchos.

Kohët e fundit, Abramovich ka qenë i lidhur me organizatat e diskutueshme të kolonëve izraelitë.

 Një hetim i BBC zbuloi se biznesmeni kontrollonte kompanitë që dhuruan rreth 74 milionë funte për Elad në Jerusalem./Dailymail

ImageMajtas: Roman Abramovich si rekrut i ushtrisë së Bashkimit Sovjetik. Djathtas Abramovich 1 vjeç, me një mikeshë të familjes së tij

ImageRoman Abramovich me gruan e tij të parë Olga në Moskë, Rusi

ImageAbramovich shpejt u shoqërua me Irinën (në foto), një ish-stjuardese e Aeroflot me bazë në Londër, e cila u martua me manjatin rus në vitin 1991 ndërsa BRSS u shpërbë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco