Sulmi në centralin bërthmaor nga Rusia, 3 ushtarë ukrainas të vrarë, 2 të plagosur

Sulmi në centralin bërthmaor nga Rusia, 3 ushtarë ukrainas të vrarë, 2 të plagosur

12:05, 04/03/2022
A+ Aa A-

Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe dy u plagosën gjatë sulmit të centralit bërthamor në Zaporizhzhia, raporton skynews.

Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur në sulmin ajror.

Ai këmbënguli se sulmi nuk ndikoi në asnjë nga gjashtë reaktorët e uzinës, por shkaktoi një zjarr në një objekt shumë afëe reaktorëve.

Grossi tha se situata mbetet “e paqëndrueshme” në Zaporizhzhia, megjithëse stafi ukrainas mbetet në dhomën e kontrollit, sipas kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco