Terrori bërthamor i Putinit/ Boris Johnson: Gjithë Europa në rrezik

11:51, 04/03/2022
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson akuzoi Rusinë se ka kërcënuar sigurinë e të gjithë Europës pasi trupat e Vladimir Putinit sulmuan impiantin bërthamor më të madh në Europë.

Sulmi ndodhi gjatë natës, ndërsa shpërthimet shkaktuan një zjarr në impiantin Zaporozhzhia në Ukrainë.

Përplasja e armatosur mes forcave ukrainase dhe atyre ruse vuri në rrezik kompleksin bërthamor.

Sipas Daily Mail, zjarrfikësit u penguan që të futen në impiant për të shuar zjarrin.

Pasi ata u lejuan, u deshën disa orë për të shuar flakët. Ndërkohë forcat ruse kanë marrë kontrollin e këtij impianti.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ky është terror bërthamor.

Sipas tij, katastrofa që i kanosej Europës ishte gjashtë herë më e keqe se ajo që ndodhi në Çernobil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco