'Ne nuk mbrojmë vetëm Ukrainën': Të huajt dhe emigrantët marrin armët për të luftuar kundër Rusisë

'Ne nuk mbrojmë vetëm Ukrainën': Të huajt dhe emigrantët marrin armët për të luftuar kundër Rusisë

11:44, 04/03/2022
A+ Aa A-

Shehyni, Ukrainë - Rruga gri e asfaltuar që të çon në vendkalimin kufitar Shehyni të Ukrainës me Poloninë, gjatë javës së kaluar ka parë varganin 30 milje të gjatë të njerëzve që përpiqen të largohen nga vendi, shpesh duke u thënë lamtumirën me lotë anëtarëve të familjes dhe miqve të tyre që  qëndrojnë pas për të luftuar pushtuesin rus.

E mërkura solli një pamje krejt ndryshme: grupe të rinjsh, të ngarkuar me çanta të rënda dhe pajisje ushtarake, hynë në Ukrainë nga Polonia duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar "qytetarëve të botës" për të luftuar "kriminelët rusë të luftës".

Midis tyre, banori i Nju Jorkut, Vasyk Didyk, një marangoz 26-vjeçar, me origjinë nga Ukraina. "Ky është atdheu ynë," tha ai për CNN nga Shehyni. “Ne nuk mund të qëndronim në jetën tonë komode në Amerikë dhe të shikonim se çfarë po ndodhte këtu”.

Didyk, i shoqëruar nga miku i tij Igor Harmaii, në foto, kishte kaluar 24 orë duke udhëtuar nga Nju Jorku në Poloni përpara se të kthehej në atdheun e tij duke mbajtur një çantë shpine prej pëlhure dhe  tërhequr një valixhe në rrota.

Ai nuk ka kryer ndonjë stërvitje ushtarake dhe erdhi pavarësisht nga prindërit e tij, të cilët nuk jetojnë në Ukrainë, që qanë në telefon kur dëgjuan se ai po i bashkohej luftës.

"Unë nuk jam kthyer në Ukrainë prej katër vjetësh - por kjo nuk kishte  zgjedhje," tha ai. “Më duhej të vija të ndihmoja vendin tim”.

Image

Bota ka parë me tmerr që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të javës së kaluar, duke shkaktuar atë që mund të jetë lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe sfida e Zelensky jo vetëm që ka bashkuar opozitën perëndimore ndaj Rusisë, por gjithashtu ka frymëzuar vullnetarë të huaj dhe ukrainas jashtë vendit për të luftuar për kauzën.

“Ky nuk është vetëm pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, tha Zelensky të dielën. “Ky është fillimi i një lufte kundër Evropës, kundër strukturave evropiane, kundër demokracisë, kundër të drejtave themelore të njeriut, kundër një rendi global ligjor, rregullash dhe bashkëjetese paqësore.

Ambasadat ukrainase kanë ndihmuar në rekrutimin e luftëtarëve të huaj, ndërsa të paktën një politikan i lartë nga një qeveri perëndimore që më parë ka ndjekur penalisht ata që iu bashkuan luftërave të huaja, tregoi mbështetje për qytetarët që merrnin armët në Ukrainë.

"Nëse njerëzit duan ta mbështesin atë luftë, unë do t'i mbështes ata që ta bëjnë këtë," i tha BBC-së të dielën, pikërisht Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

E pyetur nga CNN nëse ka dhënë pëlqimin për luftëtarët e huaj francezë në Ukrainë, qeveria franceze tha:

"Ukraina është një zonë lufte, e klasifikuar si zonë e kuqe në këshillat e udhëtimit, e përditësuar në mënyrë të përhershme dhe e disponueshme në lidhjen e mëposhtme. Si rezultat, ne zyrtaisht këshillojmë që të mos bëhet asnjë udhëtim për në Ukrainë."

Pyetjes nuk iu përgjigj drejtpërdrejt as Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Kur u pyet për luftëtarët e huaj amerikanë, ai tha se SHBA ka qenë "e qartë për disa kohë" duke u thënë "amerikanëve që mund të jenë duke e menduar të udhëtojnë për atje, të mos shkojnë".

Nëse amerikanët duan të ndihmojnë Ukrainën, "ka shumë mënyra për ta bërë këtë, duke përfshirë mbështetjen dhe ndihmën e shumë OJQ-ve që po punojnë për të ofruar ndihmë humanitare; duke siguruar vetë burime për grupet që po përpiqen të ndihmojnë Ukrainën duke qenë avokatë të Ukrainës." tha ai.

Të enjten, presidenti ukrainas Zelensky njoftoi hyrjen e të parit nga 16,000 luftëtarët e huaj që po vinin në Ukrainë "për të mbrojtur lirinë dhe jetën për ne dhe për të gjithë", siç tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco