Fëmijët po luanin futboll kur ra raketa/ Historia e FOTOS tronditëse

Fëmijët po luanin futboll kur ra raketa/ Historia e FOTOS tronditëse

11:41, 04/03/2022
A+ Aa A-

Imazhet e luftës në Ukrainë po tronditin botën.

Veçanërisht shokuese është fotoja e një babai, që qan mbi trupin e të birit të vrarë nga bombardimet ruse.

Sipas Daily Mail, Iliya po luante futboll me shokët e tij në rrugët e qytetit Mariupol kur ra raketa. Imazhi që tronditi botën tregon babain Serhii duke vajtuar mbi trupin e 16-vjeçarit.

“Djali im i vogël,” dëgjohet duke thënë babai i pikëlluar.

Iliya u godit duke luajtur futboll në një fushë pranë shkollës së tyre. Shokët e tij janë plagosur rëndë dhe rrezikojnë që të humbasin gjymtyrët.

Iliya u shpall i vdekur sapo mbërriti në spital. Mjekët e kishin të vështirë që të mbanin kontakt me sy me babain e djaloshit pas tragjedisë.

Mariupoli është një nga qytetet më të goditura nga bombardimet ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco