‘Sa 6 Çernobila’/ Zelensky: Rusia është shtet terrorist bërthamor

‘Sa 6 Çernobila’/ Zelensky: Rusia është shtet terrorist bërthamor

11:34, 04/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se sulmi rus mbi impiantin më të madh bërthamor në Europë, mund të shkaktonte një shkatërrim të barabartë me 6 Çernobila.

“Populli i Ukrainës, ne i mbijetuam një nate që mund të kishte ndalur kursin e historisë- historinë e Ukrainës, historinë e Europës,” tha ai.

Zelensky tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur lëshoi raketat direkt mbi impiantin bërthamor.

Sipas tij, ky është një terror i nivelit të padëgjuar. “Si është e mundur? A nuk i kemi vuajtur së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në vitin 1986,” iu drejtua ai popullit rus.

Zelensky tha se është në kontakt me liderët botërorë, që janë të shokuar nga këto zhvillime.

Ai po ashtu bëri thirrje për një zonë të ndalim fluturimit mbi Ukrainë dhe për më shumë sanksione ndaj Rusisë, të cilën e quajti një shtet terrorist bërthamor.

“Radioaktiviteti nuk e di ku është Rusia. Nuk e di se ku janë kufijtë e një vendi,” tha ai, duke kërkuar nga rusët që të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë së tyre se duan të jetojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco