VIDEO/ Luanët dhe tigrat evakuohen nga Ukraina në Poloni përmes tankeve ruse

VIDEO/ Luanët dhe tigrat evakuohen nga Ukraina në Poloni përmes tankeve ruse

11:21, 04/03/2022
A+ Aa A-

Gjashtë luanë dhe gjashtë tigra të evakuuar që ishin afër Kievit mbërritën në një kopsht zoologjik në Poloni të enjten pas një odiseje dyditore, duke u ndeshur ballë për ballë me tanket ruse, tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik.

Një kamion ukrainas i çoi kafshët, së bashku me dy mace të egra dhe një qen të egër, gati 1,000 kilometra larg në kufirin polak, duke shmangur rajonin Zhytomyr, të cilin forcat pushtuese ruse e kanë bombarduar, tha për AFP zëdhënësja Malgorzata Chodyla.

Në një moment, kamioni duhej të ndalonte gjatë natës përballë tankeve ruse.

Shoferi pushoi nën automjetin e tij ndërsa pronari ukrainës i strehës ushqeu kafshët sepse ekuipazhi i transportit nuk dinte si ta bënte, tha zëdhënësja.

Në kufi, kafshët u transferuan në një kamion polak, ndërsa shoferi ukrainas u kthye në shtëpi tek fëmijët e tij.

Për momentin, për kafshët do të kujdesen në kopshtin zoologjik të Poznanit.

Drejtoresha e kopshtit zoologjik Eëa Zgrabczynska, e cila ndihmoi në organizimin e evakuimit, tha se ajo tashmë është në kontakt me disa organizata perëndimore që duan t’i marrin kafshët.

Ajo gjithashtu nisi një aksion për mbledhjen e fondeve pasi qytetit polak të Poznanit, i cili drejton kopshtin zoologjik, i mungon buxheti për kafshët e evakuuara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco