Sot një pushtues, por si u nominua Putin 2 herë për çmimin Nobel për Paqe

Sot një pushtues, por si u nominua Putin 2 herë për çmimin Nobel për Paqe

11:22, 04/03/2022
A+ Aa A-

Sot ka pushtuar Ukrainën, po kërcënon botën me armë bërthamore dhe mund të çojë botën drejt Luftës së Dytë Botërore, por Vladimir Putin ka qenë i nominuar 2 herë për çmimin Nobel të paqes!

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, erdhi në pushtet në vitin 2000. Që atëherë, administrata e tij ka qenë e mbushur me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas Amnesty International , Putin e ka bërë të dënueshme me ligj kritikimin e regjimit të tij. Përveç kësaj, “Them” shkruan se ai ka vendosur ligje për të kufizuar personat LGBTQ që të martohen dhe jo vetëm. Sipas Këshillit Atlantik , Putin dyshohet gjithashtu se ka helmuar kundërshtarët. Së fundmi, Alexei Navalny, një kritik i ashpër Putinit, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Putin është një personazh politik kompleks dhe një njeri që po studiohet për figurën e tij psikolsociale nga inteligjenca amerikane, për shkak të veprimeve të tij të çmendura.

Mes disa fakteve mbi jetën e Putinit, ajo që bie në sy dhe askush nuk e beson është ai është nominuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqe.

Putini bindi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad që të dorëzonte armët e Sirisë në mënyrë paqësore, në vend të opsionit tjetër të ndërhyrjes agresive, me gjasë për shkak të miqësisë së tij me të. Për këtë, ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.

Ai gjithashtu u nominua për Çmimin Nobel për Paqe rishtazi, në vitin 2021. Nominimi nuk erdhi nga Kremlini, por sipas mediave ruse, disa personazhe publike ruse të udhëhequr nga shkrimtari Sergey Komkov dërguan nominimin në Oslo.

Tani Putin është lideri më i sulmuar politik, kryesisht me sanksione politike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco