VIDEO/ Rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore ruse në Chernihiv

VIDEO/ Rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore ruse në Chernihiv

11:15, 04/03/2022
A+ Aa A-

Dyzet e shtatë persona u vranë nga sulmet ajrore ruse në një lagje banimi të qytetit Chernihiv të enjten, thanë autoritetet rajonale.

Ndërkohë shërbimet e emergjencës kanë pezulluara punë për shpëtimin për shkak të bombardimeve të rënda.

Gjithsej 148 persona, kryesisht civilë, kanë vdekur që nga fillimi i armiqësive në rajon, shtojnë autoritetet lokale.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë pasojat e tmerrshme të sulmeve ushtarake ruse që goditën një kompleks apartamentesh në qytetin Chernihiv të enjten.

Një video duket goditja teksa ndodh, me ndërtesa banimi të copëtuara në sekondë. Sirenat jehojnë ndërsa kamera tregon pjesë të mureve të ndërtesës të shkatërruara, duke ekspozuar dhoma të tëra apartamentesh. Muret e një kompleksi apartamentesh u shndërruan në gërmadha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco